Lotito jep premion e çmendur për lojtarët nëse fitojnë titullin

Seria A shumë shpejt do të marrë vendimin për rifillimin e kampionatit, ndërkohë që Lazio beson se pas 19 vitesh do të fitojë titullin. As pandemia nuk ka penguar presidentin Claudio Lotito që të mbledhë futbollistët dhe t’u konfirmojë premion e çmendur në rast triumfi finale.

Plot 10 milionë euro për Lazion nëse e mbyll në krye të renditjes kampionatin që pritet të rinisë. Bardhekaltërit janë një pikë larg Juventusit. Shumë futbollistë kanë mbetur gojëhapur, duke parë se koronavirusi ka shkaktuar jo pak dëme financiare në të gjitha klubet. Në këtë mënyrë secili futbollistë te Lazio do të marrë plotë 400 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?