Lotito ka dyshime për ndeshjen Juventus-Inter: E patë vetë!

“Atë ndeshje e patë vetë”. Fjalët e presidentit të Lazios, Claudio Lotito, i referohen sfidës së fundit të Serie A, përpara ndalimit për shkak të emergjencës koronavirus, mes Juventus e Inter. Numri 1 i bardhekaltërve është prononcuar në një intervistë të kohëve të fundit në ”La Repubblica”, që kanë mjaftuar të nisin një hetim nga ana e Prokurorisë federale.

Çfarë kishte ndërmend Lotito kur tha ato fjalë? Që ndeshja nuk ishte e rregullt? E, në këtë raste, përse? Janë këto me shumë mundësi pyetjet që do të bëjnë hetuesit, që në raste të tilla, me deklarata zyrtare të lëshuara për shtypin nga drejtuesit zyrtar, janë të detyruar të hapin një dosje. Aludimi i numrit 1 bardhekaltër, edhe pse i paartikuluar kurrë, mund të jetë ai i një tolerance të zikaltërve, që favorizoi fitoren e Juventus, duke e lejuar të marrë kreun e Serie A +1 nga Lazio.

Por çfarë nënkuptonte vërtetë kur tha “Juve-Inter e patë të gjithë”, e di vetëm Lotito e do të jetë ai që do t’ia shpjegojë Prokurorisë. Nëse Lotito do të japë informacione të tilla sa për të vënë në diskutim rregullsinë e Juventus-Inter, atëherë Prokuroria federale do të hapë një hetim për mashtrim sportiv. Në të kundërt, presidenti i Lazio mund të dënohet për deklarata të papërgjegjshme.

SHKARKO APP