Lotito: Rinisja e kampionatit e domosdoshme, futbolli ka ndikim të madh

Presidenti i Lazio, Claudio Lotito nuk heq dorë nga beteja e tij për t’u rikthyer në fushën e lojës. Skuadra bardhekaltër po lufton për titullin kampion, teksa ndodhet vetëm një pikë larg nga Juventusi kryesues.

“Për mendimin tim, rinisja e kampionatit është e domosdoshme. Duhet të jemi ndërgjegjshëm për rreziqet që i kanosen futbollit italian, por shumë njerëz flasin e njohur situatën

Jemi një industri e madhe që prodhon 1.2 miliardë euro për thesarin dhe nëse mekanizmi nuk do të funksiononte, imagjinoni pasojat që do të kishte në sporte e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbolli ka një ndikim të madh në shoqëri dhe është pjesë e jetës së romanëve. Duhet të ketë një motiv për të reflektuar mbi zgjedhjet që duhen marrë”, deklaroi Lotito.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?