Louise Van Gaal i jep lamtumirën futbollit: Do të dal në pension
Ish trajneri i Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester United, Louise Van Gaal, ka konfirmuar se do të tërhiqet nga futbolli.
Gjermani 65-vjeçar, nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre pasi la Manchester United në Maj të viti të kaluar, dy ditë pasi e kishte fituar finalen e FA Cup.
“Mendoja që të ndaloja, por kujtoja se ishte diçka momentale, tashmë nuk mendoj të rikthehem më”, është shprehur 65-vjeçari.
Van Gaal, ka drejtuar edhe Ajax-in, AZ dhe kombëtaren gjermane gjatë karrierës së tij 26 vjeçare. Ndërkohë ai zbulon se ofertat nuk kanë munguar dhe e fundit i ka ardhur nga Lindja e largët, ofertë që ka vendosur ta refuzoi.
“Kanë ndodhur kaq shumë gjëra në familjen tim, saqë kur fillova të jem pranë tyre u ndjeva sërish human”, ka përfunduar trajneri, i cili pa dyshim do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit, si një prej trajnerëve që ka drejtuar disa nga skuadrat më të suksesshme në botë.
KOHA JONË SONDAZH

