Low nuk heq dorë nga veset, trajner i gjesteve vulgare
Tifozët e futbollit përjetojnë një “déjà vu” nga Joachim Low, i cili është fiksuar nga kamerat duke “nuhatur” gishtat e tij, edhe një herë në këtë Kampionat Europian. 61-vjeçari, i cili udhëhoqi Gjermaninë drejt triumfit në Kupën e Botës 2014, ka krijuar një reputacion kontravers, pasi është parë duke bërë gjeste disi vulgare gjatë viteve.
Atij iu deshën vetëm 59 minuta në ndeshjen hapëse të Gjermanisë, që të niste “hilet” e tij, me gishtërinjtë e zhvendosur në të dyja vrimat e hundës. Me siguri, stomaku i shumëkujt është provokuar sërish nga trajneri gjerman, teksa më herët ishte filmuar sikur po gërmonte diçka me duar, poshtë pantollonave.
Pasi u kap në flagrancë më 2016, Loë kërkoi falje për sjelljen e tij të çuditshme në stol: “Kur jeni plot adrenalinë e ankth gjatë një ndeshjeje, ndodhin gjëra që ju nuk i perceptoni dot. Edhe mua nuk më kanë pëlqyer imazhet, ndaj do të përpiqem ta kontrolloj më mirë veten. Më vjen keq”. Ky zotim u mor gjashtë vite më parë, përsëritja e gjesteve dëshmon se Loë nuk e nxjerrë mësimin e duhur.