Luca Toni: Sulmuesit e Juventusit duhet të shënojnë të paktën 50 gola!

Ish-bomberi i kombëtares italiane, Luca Toni, në një intervistë për Gazzetta dello Sport, ka komentuar përbërjen e repartit ofensiv të Juventusit, ku spikasin emrat e Dusan Vlahovic, Jonathan David dhe Loïs Openda.

“Janë tre qendërsulmues ndryshe,” – tha Toni. – “Vlahovic është një killer i vërtetë në zonë, David di të shënojë, por edhe të lidhet me mesfushën, ndërsa Openda është mes një 9-shi klasik dhe një sulmuesi të dytë. Personalisht, unë preferoj 9-shin që e ka golin në ADN. Tudor do të ketë preferencat e tij, por duhet të jetë i zgjuar t’i alternojë sipas meritës.”

Sipas Toni-t, pika kyçe e sezonit do të jetë numri i golave që do të sjellë kjo treshe: “E rëndësishme është që të tre së bashku të arrijnë të paktën 50 gola. Jam optimist, sepse e kam parë nga afër Juventusin dhe më ka impresionuar uniteti i grupit. Tudor ka rikthyer shpirtin juventin dhe ka bërë një punë të madhe në dhomën e zhveshjes. Kush hyn në lojë jep maksimumin, kush del inkurajon shokët.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?