Lucescu sulmon sërish Kosovën: Thyen rregullat, gënjejnë si njerëz të paturpshëm!

Mircea Lucescu është kujdesur për të përmendur sërish Kosovën, pas fitores së mbrëmshme që Rumania mori ndaj Qipros. 4-1 fituan vendasit, ndërsa trajneri i Rumanisë ofendoi sërish Kosovën.

Luçesku i konsideron njerëz të paturpshëm, pasi braktisën ndeshjen në Rumani dhe vunë në pah racizmin e Bukureshtit.

“Ti zgjohesh dhe këto njerëz vijnë, ata thyejnë rregullat dhe kanë të drejtë. Gënjejnë si njerëz të paturpshëm dhe kanë sërish të drejtë. Shpikin të gjithë llojet e gjërave dhe sërish kanë të drejtë. Kjo nuk është e mundur. Duhet të ketë pak mirësjellje në gjithë këtë gjë”, u shpreh trajneri i Rumanisë.

SHKARKO APP