Lufta për trashëgiminë, Maradona në 2019 deklaroi se do të dhuronte gjithçka!

ARCHIVO - En esta foto del 20 de mayo de 2008, Diego Maradona recibe besos de sus hijas Giannina (izquierda) y Dalma al acudir a la premier de "Maradona" en el Festival de Canes, en el sur de Francia. Maradona ha fallecido de un paro cardíaco, el miércoles 25 de noviembre de 2020, en Buenos Aires. Tenía 60 años. (AP Foto/Francois Mori, archivo)

Lufta për trashëgiminë e Pibe de Oro ka nisur zyrtarisht. Beteja për të marrë një pjesë të pasurisë të shpërndarë në llogari bankare, pasuri të paluajtshme, sende të çmuara, por mbi të gjithë kontrata publicitare e të drejta imazhi, ka parë kapitullin e parë me kërkesat zyrtare të prezantuara nga avokatët e pesë fëmijëve të njohur nga Maradona e nga ish-gruaja Claudia.

Secili prej tyre, sipas asaj që mësohet nga Argjentina, ka nisur individualisht dokumentet e parashikuara. Të njëjtën do të bëjë në orët e ardhshme edhe ish-e dashura e fundit e argjentinasit, Rocio Oliva, që e ka bërë të ditur vendimin e saj përmes avokatëve.

Gjykata do të përcaktojë cilët do të jenë përfituesit e në çfarë mase, ndërkohë dihet se një pjesë e familjes është përjashtuar nga testamenti. Pas zbulimit të bërë në ditët e kaluara, tani është shfaqur edhe një video e regjistruar nga Diez në 2019 ku theksonte motivet për të cilat tre vjet më parë vendosi ti mohojë trashëgiminë ish-gruas Claudia e vajzave Dalma e Gianinna.

“E kuptoj që sa më shumë plakesh, të tjerët shqetësohen më shumë se çfarë do ti trashëgosh se për tjetër gjë. Por unë jo, unë nuk do t’iu lë asgjë. Gjithçka që kam fituar në jetën time do ta dhuroj”, deklaroi në atë kohë Maradona.

SHKARKO APP