Luhet sonte finalja e Superkupës së Spanjës në Arabi, “El Clasico” mes Realit dhe Barcelonës
Real Madrid dhe Barcelona sonte në mbrëmje do të sfidohen në finalen e 41-të të Superkupës së Spanjës. Plot 27 trofe në total të Superkupës së Spanjës do të zbresin sonte në fushë, me Barcelonën që kërkon ta thellojë në 15 tituj, ndërkohë që Real Madrid kërkon të barazojë katalanasit.
Kjo do të jetë finalja e 10-të e Superkupës që luhet mes këtyre skuadrave, aty ku dominimi i Real Madrid është i dukshëm. Në 7 raste kanë triumfuar “Los Blancos”, ndërsa në dy raste Barcelona. Finalja totalisht “El Classico” vlen edhe për financat.
Në total, fatura financiare është 40 milionë Euro, 20 prej të cilave përfitohet nga ana e Federatës spanjolle dhe 20 të tjera mes klubeve si Barcelona, Real Madrid, Bilbao dhe Mallorca.