Luhet sot finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia sfidon Partizanin

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë, e 30-ta në histori. Egnatia, si fituese e Kupës, dhe Partizani, si fitues i kampionatit, përballen në një ndeshje shumë të fortë për trofeun e parë të sezonit 2023/2024 në stadiumin “Air Albania”.

Partizani vjen pas 6 barazimeve radhazi në kampionat, por në Superkupë ka një histori që e favorizon. “Demat” kanë luajtur tre finale dhe e kanë fituar dy herë trofeun e Superkupës, ndërsa Egnatia, pasi shkroi historinë me fitimin për herë të parë të Kupës së Shqipërisë, do të kërkojë këtë herë të bëjë për vete një tjetër trofe. Finalja e Superkupës Partizani-Egnatia luhet sot në orën 19:00.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?