Luhet supersfida Milan-Napoli, Juve pret Lazion

Takimi kryesor i kësaj fundjave në kampionatin italian do të zhvillohet në ” San Siro” mes Milanit dhe Napolit. Të dy ekipet vijnë me disa mungesa në këtë sfidë. Juventusi do të presë Lacion, kurse Interi përballet me Palermon.

Java e 21-të e Serisë A italiane do të ofrojë duelin mes Milanit dhe Napolit që do të zhvillohet të dielën në orën 20:30 në “Giusseppe Meazza”. Kuqezinktë vijnë pas barazimit në Torino, dhe pikërisht kartonat e marrë në ayë sfidë kanë nxjerr jashtë loje Romagnolin dhe Locattelin, të dy të pezulluar. Njëkohësisht trajneri Vincenzo Montella nuk ka të gatshëm të dëmtuarit Mati Fernandez, Montolivo dhe Poli. Në këtë pikë tekniku 42 vjecar pritet ti dhurojë një fanellë titullari Gustavo Gomezit në qëndëe të mbrojtjes. Në mesfushë do të vendosen Pasalic, Juraj dhe Bonaventura me sulmin që ka gjasa të përbëhet nga Niang, Carlos Bacca dhe Suso. Ndërkaq Napoli vijon të vuajë kompeticionin e Kupës së Afrikës pasi nuk ka Koulibalyn, Goulan dhe El Kadourin. Elseid Hysaj do të rimarrë pozicionin e tij natyral në të djathtë të mbrojtjes pasi u aktivizua në të majtë kundër Pescarës. Tonelli do të vijojë të jetë titullar në qëndër të repartit difensiv, kurse detyrën e realizimit të golavë do ta keyë treshja ofensive e formuar nga Callejon, Mertens dhe Insigne.

Një tjetër takim tërheqës pritet të jetë ai i “Juventus Stadium” mes Juventusit dhe Lazios. Bardhezinjtë nuk vijnë të plotë në këtë përballje duke qënë se Alex Sandro dhe Sturaro janë të skualifikuar teksa Kupa e Afrikës ka marrë shërbimet e Benatias dhe Leminas, pa llogaritur Dani Alves që do të qëndroj për disa muaj jashtë. Allegri ka mundësinë ti besoj në mesfushë të sapoardhurit Rincon, sëbashku me Khedirën, Marchision e Pjanic. Dybala dhe Gonzalo Higuain do të plotësojnë repartin e acancuar të kampionëve të Italisë. Në kampin tjetër tekniku i bardhekaltërve Simone Inzaghi do të rreshtoj në sulm Savic dhe Alberton në mbështetje të Ciro Immobiles. Mungesat janë 2, Lulic i pezulluar dhe Keita i përfshirë me Senegalin në Kupën e Afrikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi do të udhëtoj për në “Renzo Barbera” të Palermos për të kërkuar fitoren e 6-të rradhazi në kampionat. Trajneri Pioli e ka të plotë grupin e lojtarëve dhe nën skemën 4-2-3-1 do të vëndosë Brozovic e Galgiardinin para mbrojtjes, kurse Candreva-Joao Mario e Perisic do të jenë në ndihmë të kapitenit Mauro Icardi

Swiss Digital Mobile Reklama

Roma e vendit të dytë do të përballet me Cagliarin në “Olimpico”. Juan Jesus është i pezulluar ndërsa Salah është i impenjuar me Egjiptin në Kupën e Afrikës. Gjasat janë që Spalletti të vendosë të luaj me Emerson, Naingolan dhe El-Sharaëyn pas krahëve të Edin Dzekos. Përsa i përket lojtarëve të kombëyares shqiptare, Memushaj dhe Berisha pritet të jenë titullar në takimet Pescara-Sassuolo dhe Atalanta-Sampdoria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?