Luis Enrique: Do të firmosja për një humbje nesër nëse fitojmë Champions-in!

Në prag të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Champions League kundër Newcastle, Luis Enrique ka folur për mediat me sinqeritetin e tij të zakonshëm, duke theksuar objektivin e madh të sezonit për Paris Saint-Germain.

“Nëse nesër do të humbnim dhe do të përfundonim të pesëmbëdhjetët në kampionat, do të firmosja menjëherë për ta fituar Champions League, ashtu si vitin e kaluar. Ky ka qenë objektivi ynë që në fillim të sezonit”, u shpreh trajneri spanjoll, duke treguar qartë se prioriteti absolut mbetet trofeu më i rëndësishëm europian.

Luis Enrique foli edhe për menaxhimin e rikthimeve nga dëmtimet, duke përmendur Achraf Hakimin, i cili ka zhvilluar tre seancat e fundit stërvitore dhe mund të jetë i grumbulluar për ndeshjen: “Çdo lojtar ka historinë dhe gjendjen e tij. Nesër do të ketë futbollistë që e meritojnë të luajnë, edhe nëse do ta nisin nga pankina. Kjo është jeta e një trajneri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar humbjes 4-1 ndaj anglezëve në vitin 2023, Luis Enrique reagoi me qetësi: “Nuk i mbaj mend detajet, vetëm rezultatin. Asnjë skuadër nuk fiton gjithmonë dhe asnjë nuk humbet gjithmonë. Është pjesë e rrugëtimit që duhet ta pranosh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, trajneri i PSG-së rikonfirmoi objektivat e sezonit: “Jemi gati, me lojtarët e rikuperuar, për të dhënë maksimumin nesër. Top-8 është synimi ynë, por çdo ndeshje e ardhshme do të jetë po aq vendimtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?