Luis Enrique në telashe, humbet 3 yje për sfidat në vijim

Problemet me dëmtimet po shtohen për Paris Saint-Germain, që pas humbjes 1-2 ndaj Bayern Munich në Champions League ka marrë një tjetër goditje të rëndë: tri dëmtime të rëndësishme në skuadrën e Luis Enrique-s.

Më e frikshme ishte gjendja e Achraf Hakimit, i cili u detyrua të largohej nga fusha pas një ndrydhjeje të fortë në kyçin e këmbës së majtë. Analizat mjekësore përjashtuan frakturën, por marokeni do të qëndrojë jashtë për rreth gjashtë javë.

Edhe më shqetësuese janë lajmet për Ousmane Dembélé, fituesin e Topit të Artë 2025, që ka pësuar një këputje të pulpës së majtë. Klubi ka konfirmuar se francezi do të mungojë për disa javë, duke humbur sfidat e rëndësishme të nëntorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Probleme fizike ka raportuar edhe Nuno Mendes: mbrojtësi i majtë portugez ka një ndrydhje në gjurin e majtë, ndonëse arriti të luajë 90 minuta ndaj Bayern. Edhe ai pritet të rikthehet vetëm në fund të nëntorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në listën e ndeshjeve që Hakimi, Dembélé dhe Mendes pritet të humbasin janë përballjet ndaj Lyon, Le Havre, Tottenham, Monaco dhe Rennes.

Një situatë që e vë Luis Enrique-n në vështirësi të madhe për rotacionin e skuadrës, ndërsa PSG kërkon të mbetet në garë për kreun e Ligue 1 dhe në Champions League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?