Luis Enrique: Nuk më intereson nëse lojtarët bëjnë seks, vetëm orgji jo!
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, iu përgjigj në Twich një pyetjeje që lidhej me jetën intime të futbollistëve të tij gjatë Botërorit.
“Këtu jemi të grumbulluar, nuk lejohet. Është budallallëk me brirë sepse mua më duket diçka shumë normale. Sigurisht, nëse bën një orgji para ndeshjes, nuk është idealja.
Kur jemi me klubet, lojtarët flenë nëpër shtëpitë e tyre, nuk më intereson fare nëse bëjnë seks apo jo. Secili mund të bëjë çfarë të dojë me partneren apo gruan e tij, me konsensus gjithmonë”, tha Luis Enrique.
Unë jam pro që njerëzit të jetojnë jetën e tyre me normalitet”, deklaroi trajneri i Spanjës.