Luis Enrique rikthehet te Italia: Roma është përmirësuar shumë me Gasperinin!

Luis Enrique do të rikthehet të përballet me futbollin italian në Champions League, ku Paris Saint-Germain do të ketë përballë Romën e Gian Piero Gasperinit. Trajneri spanjoll e kujton me nostalgji eksperiencën e tij në kryeqytetin italian dhe vlerëson transformimin e verdhekuqve.

“Kam filluar sërish të mësoj italisht”, tha me humor Luis Enrique pas shortit. “Roma mbetet për mua një kujtim i bukur. Është për të ardhur keq që nuk do të luajmë në Olimpico, por do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Roma është përmirësuar shumë me Gasperinin dhe falë merkatos. Sot është një skuadër e fortë”.

Në Champions, PSG-ja do të përballet edhe me Comon e Cesc Fabregas. “Cesc po tregon vlerat e tij edhe si trajner dhe po bën një punë të jashtëzakonshme. Futbolli po ndryshon dhe çdo trajner përshtatet me lojtarët që ka në dispozicion”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luis Enrique foli edhe për merkaton e PSG-së, duke vlerësuar afrimet e Akliouche, Torres dhe Godts pas largimeve në sulm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket “Topit të Artë”, spanjolli tha se çmimi duhet t’i shkojë një lojtari të PSG-së, duke përmendur Dembélén dhe Ruizin. Megjithatë, ai theksoi se “futbolli është një sport kolektiv”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?