Luiza Gega e papërmbajtshme, fiton medalje ari në Poloni në 3000 metra me pengesa
Ylli i Luiza Gegës nuk po shuhet, ajo sa më shumë ikin vitet, vetëm shkëlqen edhe me shumë.
Luiza Gega konfirmon formën fantastike që po kalon duke fituar medalje ari në garën e 3000 metrave me pengesa në turneun e zhvilluar në Poloni, duke përsëritur suksesin e një viti më parë në Gjermani.
Gega, e cila garoi në Poloni shënoi kohën më të mirë në këtë distancë, duke e ndalur kronometrin në 9 minuta 17 sekonda e 31 të qindtat.
Ky ishte triumfi i 11-të i Gegës në këtë eveniment që zhvillohet prej vitit 2009. Atletja shqiptare barazon rekordin historik të bullgares Ivet Lalova-Collio.
Më parë ky rekord mbahej nga rusja Yuliya Zaripova i vendosur në Bergen në vitin 2010. Më 20 Qershor, Gega triumfoi edhe në garën e 5000 metrave në Kampionatin Europian Ekipor, ku Shqipëria synon pikë të vlefshme për kualifikueset e Olimpiadës së vitit të ardhshëm në Paris.