Luiza Gega shpërthen: Bleva vetë uniformën për në Botëror, i shtova të kuqen dhe flamurin e bukur …
Luiza Gega do të përfaqësojë për herë të katërt Shqipërinë në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura. Atletja shqiptare u shpall para disa ditëve kampion Ballkani në 3000 metra, duke arritur kohën më të shpejtë 9 minutë e 6 sekonda.
Ajo është duke u përgatitur për Botërorin që do të zhvillohet në Birmingam, por zhgënjimi për të është i madh, për shkakun se ajo nuk ka mbështetjen as të shtetit dhe as të Federatës së peshëngritjes. Luiza i ka siguruar vetë të gjithë uniformat sportive, teksa nuk ngurron që të ironizojë institucionet që duhet t bënin këtë gjë.
“Përfaqësoj për herë të katërt Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Sallave të mbyllura. Sigurisht sepse jam e vetmja që kap standardin e IAAF, jo sepse më duan më shumë dhe prandaj shkoj. Uniformën e bleva vetë, vijat e kuqe i ngjyrosa vetë, dhe i shtova dhe flamurin e bukur”, shkruan Luiza Gega. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

