Luiza Gega zbulon shpërblimet financiare, përfiton 100 milionë lekë të vjetra
Kampionia e Evropës Luiza Gega ka zbuluar shpërblimet financiare që përfiton nga suksesi i fundit me renditjen në vend të parë në garat 3 mijë metra me pengesa.
“Nuk është sekret ta them që nga vendi i parë, sipas ligjit të ri të sportit shqiptar përfitoj 40 milionë lekë të vjetra. Ndërsa si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, përfitoj edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra”, – u shpreh Luiza Gega.
Pra 100 milionë lekë të vjetra.
Njëkohësisht, ajo do të marrë titullin kolonele dhe do të përfitojë rrogën e titullarit të lartë.