Lukaku befason të gjithë: 23 nga 25 futbollistët e Interit në janar ishin të sëmurë
Gjatë një video-chat në Instagram me Kate Kerkhofs, bashkëshorten e Mertens, Romelu Lukaku ka zbuluar disa detaje të frikshme për shëndetin e tij dhe të shokëve gjatë muajit janar. Sulmuesi belg tregon me detaje se si ishte gjendja e tij në atë periudhë.
“Kemi patur një javë pushim në dhjetor. Jemi kthyer dhe, ju betohem, 23 lojtarë nga 25 ishin të sëmurë. Nuk është një shaka. Kemi luajtur në shtëpi kundër Cagliari-t të Radja Nainggolan dhe pas 25 minutash një nga mbrojtësit tanë (Milan Skriniar) ka qenë i detyruar të largohet nga fusha.
Nuk mund të vazhdonte dhe pothuajse ka humbur ndjenjat. Të gjithë kolliteshin dhe kishin temperaturë. Nuk kam patur temperaturë prej vitesh. Pas ndeshjes kishim një darkë me Puma-n, por e kam anuluar dhe kam shkuar në shtrat. Nuk kemi bërë testet për Covid-19 në atë moment, kështu që nuk do ta dimë kurrë me siguri”, u shpreh Lukaku.