Lukaku bisedë bomberash me Adrianon: Bashkë do të shënonim 70 gola!

Romelu Lukaku dhe Adriano kanë qenë protagonistë në një bisedë që kanë bërë së bashku për kanalin e klubit të Interit në Instagram. Sulmuesi belg dhe braziliani, kanë ndarë disa pyetje kurioze për ndjekësi e tyre.

“Herën e parë që luajta isha shumë nervoz, nuk e njihja ambientin. Ishte një ëndërr për mua, pasi më pritën shumë mirë. Gjatë ndeshjes shikojë më shumë tifozët se ndeshjen në fushë. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm, tregoi braziliani.

Më tej Lukaku u shpreh: “Mbaj mend ndeshjen time të parë. Pashë fushën, pastaj iu drejtova fansave, mamasë dhe djalit tim. Mendova për golat e tuaj dhe të Ronaldos, e dija që isha në një klub të nivelit të lart. Goli më i bukur? Ai ndaj Romës.

Adriano më tej ju drejtua belgut: E imagjinon të kishim luajtur së bashku? Ti je një gjigant, do të ishte fantastike

Lukaku i përgjigjet: “Ti dhe unë së bashku? Do të bënim 70 gola. Unë jam shumë i ngjashëm me ty, shënojmë gola por luajmë shumë për ekipin. Shpresoj të bëj atë që keni bërë dhe ju”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP