Lukaku: Conte është fantastik, të dy urrejmë të njëjtën gjë!
Romelu Lukaku është duke kaluar një moment të artë në karrierën e tij. Bomberi bleg u transferua tek Interi verën e vitit të kaluar dhe sezonin e parë e mbylli me shifra fantastike. 23 gola në kampionat, 2 në Kupën e Italisë, 2 në Champions League dhe 7 në Europa League.
Në një prononcim për mediat belge, sulmuesi 27-vjeçar flet rreth kampionatit italian dhe Antonio Contes.
“Futbolli italian i përshtatet stilit tim. Nëse do e dija diçka të tillë, do të isha transferuar më parë në Serie A. Conte? Tek Interi luajmë me dy sulmues. Dëgjohen shumë ulërimat e tij kur luaj në krahun afër pankinës, por shkojmë shumë mirë bashkë. Unë dhe ai urrejmë që të humbasim“, u shpreh Lukaku.