Lukaku gabon penalltinë, tifozët e Napolit shpërthejnë: “Jashtë forme, për kampionat amator”

Gabimi i Romelu Lukakut nga pika e bardhë në Kupën e Italisë kundër Comos ka shkaktuar një valë zemërimi në rrjetet sociale dhe ka vënë në pah gjendjen e tij aktuale jo optimale. Lukaku, i njohur si specialist i penalltive me vetëm 8 gabime në 49 tentativa gjatë karrierës dhe një rekord perfekt 19/19 me Interin, e gjuajti topin me forcë dhe nervozizëm drejt këndit të majtë të portierit, por pa e goditur kuadratin. Kjo mungesë qetësie dhe saktësie, e pazakontë për të, shërben si një sinjal alarmi për formën e tij. Edhe pse tifozët në stadiumin “Maradona” e duartrokitën kur ai mbuloi fytyrën nga dëshpërimi, reagimet në rrjetet sociale ishin të pamëshirshme.

Pas eliminimit nga Kupa e Italisë, mbështetësit e Napolit u vërshuan në platformën X, pasi komentet në profilin e sulmuesit belg në Instagram ishin bllokuar. Komente të tilla si “Lukaku, nëse nuk është 110%, është një lojtar për kampionat amator”, “Lukaku thjesht nuk ia del. Është jashtë forme në mënyrë të bujshme” dhe “Gabimi i Lukakut është më i rëndë se ai i Lobotkës!” ishin vetëm disa nga shprehjet e pakënaqësisë. Disa shkuan edhe më tej, duke sugjeruar që Lukaku “duhej të ishte falënderuar dhe përshëndetur në fund të vitit” dhe se “të gjitha problemet e këtij viti vijnë nga pretendimet e një trajneri absurd dhe një drejtori sportiv jo në lartësinë e duhur”.

Në mes të kritikave, pati edhe zëra që i sugjeronin Romelut të “pranojë ndonjë ofertë milionere nga Arabia”, një parashikim jo aq utopik, duke qenë se belgu thuhet se ka hapur rrugën për një destinacion të mundshëm në Saudi League në fund të sezonit. Përtej penalltisë së humbur, edhe 15 minutat e lojës së Lukakut nuk bindën, duke u shfaqur i ngadaltë, i rëndë dhe ende jashtë forme. Trajneri Conte, i cili e ka mbështetur gjithmonë Lukakun dhe ka ndërtuar një pjesë të filozofisë së tij të lojës rreth tij, pranoi pas ndeshjes së Kupës së Italisë se “Romelu nuk është në rregull, ka pak për të thënë. Nuk është Lukaku”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Big Rom është rikthyer në grup prej disa muajsh dhe ka marrë pjesë në udhëtimin për Superkupën në Riad, por ende nuk ka gjetur një vend titullari me fanellën e kaltër. Ai ka luajtur vetëm 56 minuta dhe ka tentuar një herë drejt portës, në çerekun e orës kundër Chelseat. Lukaku pritej të ishte blerja e vërtetë e janarit për Conten, pas dëmtimit të tij në rektusin femoral të kofshës së majtë më 14 gusht. Edhe pse Napoli reagoi duke blerë Hojlund, shpresa mbetet që Lukaku të rikthehet në formën e tij 100%. Conte thekson se “duhet durim”, por beson se Romelu mund dhe duhet të bëjë diferencën në sprintin final të kampionatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?