Lukaku kryen vizitat mjekësore për Chelsea-n, tani mungon vetëm firma
Romelu Lukaku mund të cilësohet një futbollist i Chelsea-t. Sulmuesi belg ka kryer sot vizitat mjekësore për klubin e tij të ri në qytetin e Milanos dhe është i gatshëm të firmosë kontratën e tij të dytë me klubin e Roman Abramoviç pas largimit të tij në vitin 2013 me destinacion Liverpulin për t’iu bashkuar Evertonit.
Interi do të arkëtojë plotë 115 milionë euro nga Chelsea, që vendosi të investonte sërish për belgun. Zikaltrit ndërkohë pritet që ta zëvendësojnë me sulmuesin Edin Dzeko, i cili kushton shumë më pak, duke mbajtur të qëndrueshëm bilancin ekonomik të klubit.
Breaking: Romelu Lukaku leaving the Columbus Clinic in Milan after completing the first part of his medical examinations.
[via @EvaAProvenzano]pic.twitter.com/t5sPUzIa7l
— Absolute Chelsea (@AbsoluteChelsea) August 9, 2021