Lukaku: Më mungon djali, një ditë thuajse u çmenda!

Në një intervistë me video me ish-bomberin e Arsenalit Ian Wright, Romelu Lukaku ka folur për vështirësitë e karantinimit.

“Një ditë thuajse më iku truri. Nuk mund të dilja jashtë, as të bëja shopping. Më mungon jeta e përditshme, qëndrimi me mamanë, me djalin dhe vëllain. Po mendoj për të gjithë. Është shumë keq, pasi s’mund të kem kontakte me asnjë njeri.

Kanë kaluar 9 ditë nga fillimi i izolimit. Më kanë vendosur një biçikletë në dhomë. Të gjithë futbollistët jetojnë në qendër të qytetit. Këto ditë po më kthejnë në kohën kur isha fëmijë. Duhet të keni kujdes, mund të ndodhë të prekni dikë që ka virusin dhe më pas të shkoni në shtëpi. Nëna ime ka diabet, kështu që unë as nuk mund të shkoj në shtëpi dhe ta prek atë”, deklaroi sulmuesi i Interit për vështirësitë e vetëkarantinimit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP