Lukaku ndahet përfundimisht nga United, vazhdon stërvitjet me Anderlecht
Romelu Lukaku nuk ka ndërmend që të luajë më për Manchester United. Sulmuesi sipas mediave angleze, sot nuk është stërvitur në qendrën Carrington, atje ku zhvillojnë seancat “Djajtë e Kuq”.
26-vjeçari ndodhet ende në Belgjikë, duke u stërvitur për të dytën ditë radhazi me Anderlecht, ish-ekipin e tij, duke konfirmuar thyerjen totale të marrëdhënieve me United.
Solskjaer dhe klubi anglez ndërkohë ende nuk kanë dalë me një deklaratë për shtyp për këtë ngjarje. Fakti që sulmuesi stërvitet me një skuadër tjetër kur në fakt e ka për detyrim që të jetë pjesë e seancave të United, të shtyn të kuptosh që e ardhmja e tij do të jetë gjithnjë e më pranë Italisë, atje ku e presin krahëhapur Juventus dhe Inter. /R.Lika-Koha Jone/