Lukaku: Nuk jemi skuadër e madhe, për 60 minuta luajtëm keq!
Me dy gola dhe një asist, ai i dhuroi Interit përmbysjen e çmendur kundër Torinos, gjithsesi sulmuesi belg nuk është aspak i kënaqur dhe nuk i fsheh vështirësitë.
“Sinqerisht, nuk kemi një skuadër e madhe, nuk mund të vuash kaq shumë. Kemi luajtur keq për 60 minuta, ishim vërtet në vështirësi, pasi luajtëm pa karakter dhe dëshirë. Më pas u zgjuam dhe fituam, kjo është e rëndësishme.
Autokritika? Jam një futbollist që dua të ndihmoj shokët. Nuk më pëlqen ta quaj veten lider, ka shumë futbollistë ekspert. Unë jam 27 vjeç dhe dua të ndihmoj ekipin që të fitojë”, tha sulmuesi i zikaltërve i cili ka shënuar 7 gola në 7 ndeshje këtë sezon në Seria A. /R.Lika-Koha Jone/