Lukaku rigjen golin në miqësore, do të jetë gati për sfidën me Juven

Napoli ka marrë sinjale pozitive në prag të përballjes së madhe me Juventusin, duke rikuperuar një element kyç si Romelu Lukaku. Pas aktivizimit të kufizuar në stolin e rezervave në ndeshjen e Champions League ndaj Kopenhagenit, sulmuesi belg është rikthyer në fushë gjatë një testi miqësor ndaj Savoia-s, skuadër e Serie D, zhvilluar ditën e djeshme.

Pas një dite pushimi të dhënë nga Antonio Conte, skuadra napolitane rifilloi përgatitjet, tashmë me belgun të gatshëm për të rritur ritmin dhe për të vlerësuar gjendjen fizike pas një periudhe të gjatë pauze.

Testi u konsiderua i rëndësishëm për të matur reagimin e lojtarit nën presion dhe lëvizjen në situata reale loje. Napoli u imponua me rezultatin 3-0, me Lukakun që gjeti menjëherë rrugën e rrjetës, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Mazzocchi dhe talenti i ri Anic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Conte lajmet pozitive nuk mbarojnë këtu. Në dispozicion për ndeshjen e së dielës pritet të jenë edhe Alex Meret dhe Zambo Anguissa, të paktën për në stol.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?