Lukaku te Roma, e kryer
Romelu Lukaku do të jetë lojtari i ri i Romës. Gjithçka po bëhet zyrtare, pasi prej ditësh ka patur mjaft zëra për këtë transferim.
“Corriere dello Sport” ka rrëfyer se si Lukaku u bind nga presidenti i Romës, Dan Friedkin. Belgu do të vijë në formë huazimi tek verdhekuqtë për rreth 5 milionë euro.
Kjo marrëveshje vjen pas një pune të palodhur negociatash me Chelsea që ka në pronësi kartonin e Lukakut. Drejtuesit londinezë u përpoqën gjatë ta shisnin sulmuesin gjatë gjithë verës, por në fund Roma arriti marrëveshjen për huazimin e tij.
Sot pasdite Lukaku do të zbarkojë rreth orës 17:00 në Romë ku do të pritet nga mijëra tifozë verdhekuq.