Lukaku vendos rekord, asnjëherë nuk e kishte nisur kaq mirë

E filloi vitin 2020 ashtu siç mbylli 2019, duke shënuar gola dhe duke qenë njeriu i rekordeve. Po flasim për Romelu Lukakun, i cili së bashku me Lautaro Martinez po udhëheqin Interin në duelin kokë më kokë me Juventusin për titullin kampion. Belgu shënoi dy gola për Krishtlindje ndaj Genoas dhe dy gola ndaj Napolit të hënën në mbrëmje.

Edhe pse nuk ishin të pakët ata që nuk besonin te ai në fillim të sezonit, Lukaku u treguar të gjithëve ndeshje pas ndeshje se ishte zgjedhja e duhur nga Conte. Ai e ka fituar bastin e tij, duke mposhtur edhe Vierin, pasi ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje. Ish-sulmuesi italian kishte shënuar 13 gola në vitin 2000.

Duke mbetur te bomberat, ai është nën shoqërinë e mirë të sulmuesve të njohur, teksa para tij ndodhen Icardi, Recoba, Vieri, Ibrahimovic dhe Eto’o. Deri më tani ai ka shënuar 4 dopieta. Ndaj Sassuolos, Bolognës, Genoas dhe Napolit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP