Lukaku zbulon sekretin e Interit: Jemi të uritur, kampionat i komplikuar!
Romelu Lukaku është një nga protagonistët kryesor të këtij sezoni të Interit, duke e udhëhequr drejt titullit, që mungon vetëm nga pikëpamja formale. Sulmuesi belg ka folur së fundmi për ekipin zikaltër.
“Kanë mbetur akoma shumë ndeshje dhe ne jemi të uritur për të arritur rezultatin, vitin e kaluar patëm ulje dhe ngritje por punuam shumë dhe të gjithë bëmë një hap tjetër në këtë sezon. Unë në veçanti ndihem mirë.
Një kampionat i komplikuar, je gjithmonë në provë: çdo ndeshje është një provë e ndryshme. Mbrojtësit dhe Handanovic po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe ne sulmuesit e dimë se, duke mos lejuar asgjë prapa, herët a vonë goli do të vijë.
Conte? Ai gjithmonë thotë se sulmuesi është mbrojtësi i pare e për këtë arsye unë, Lautaro, Sanchez dhe Pinamonti gjithmonë përpiqemi të bllokojmë aksionin e kundërshtarëve që në lindje. Ne jemi katër sulmues që sakrifikojmë, dhe i gjithë ekipi përfiton nga kjo gjë.
Logoja e re? Është pjesë e procesit të modernizimit të klubit, vitet e fundit të gjithë mezi kanë pritur të shohin Interin përsëri në krye dhe unë nuk po rezistoj dot për të treguar fanellën e sezonit të ardhshëm”, deklaroi Lukaku.