Lukaku zbulon sekretin e super formës tek Interi: Ha sallatë dhe peshk!
Cili është sekreti i Romelu Lukakut? Përgjigjen e ka dhënë vetë sulmuesi. “Që kur kam mbërritur tek Interi kam bërë analiza të trupit dhe kam ndryshuar shumë. Tani jam ndjerë kurrë kaq i fortë. Kam arritur një nivel të lart, fizik dhe mental”, ka rrëfyer fillimisht sulmuesi i zikaltërve.
“Nuk kam ndryshuar shumë mënyrën e të ushqyerit, për mënyrën si luajmë duhet të kemi një fizik të fortë, të vrapojmë shumë. Që kur kam ndjekur këtë mënyrë stil jete, ndihem më mirë brenda fushës së lojës, më i shpejt”, deklaroi Lukaku.
Por si konsiston dieta e sulmuesit argjentinas: “Unë ha shumë sallatë, peshk, i cili ka një efekt shumë të mirë. Më pëlqen karnitina, më bën të ndihem shumë mirë dhe marr vitamina. Dieta ime përbëhet nga sallata për drek, gjoks pule, makarona shirataki. Karbohidrate? Më pëlqejnë, konsumoj patate të ëmbël, oriz të zi, dhe konsumoj shumë makarona”. /R.Lika-Koha Jome/