Lumë golash në Kupë, kualifikohen me vuajtje Flamurtari dhe Skënderbeu

Nuk ka asnjë surprizë në ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë në duelet që janë zhvilluar sot. Në Grupin A kishte shumë interes përballja mes Flamurtarit dhe Veleçikut, pasi skuadra vlonjate e kishte humbur takimin e vajtjes 3-2, por kuqezinjtë shpërthyen në Vlorë, duke fituar thellë 5-0. Nga skuadrat e Superiores Teuta fitoi thellë 6-2 takimin me Tërbunin, Tirana 4-0 me Shënkollin dhe Vllaznia 2-0 Burrelin.

 

Derbi Kastrioti-Iliria përfundoi 1-0 dhe me gol fushë (1-2 ndeshja e parë) kualifikohen krutanët. Më të njëjtin rezultat 1-0 dhe me gol fushe Besëlidhja eliminoi Korabin, ndërsa Erzeni fitoi edhe të dytën me Dinamon me gol të Rezit.

Në Grupin B, Skënderbeu, për çudi, humbi 0-2 me Devollin, por u kualifikua falë fitores 1-4 në ndeshjen e parë. Laçi shkatërroi 4-0 Elbasanin, Bylisi u mposht 1-2 nga Pogradeci, por kishte fituar 0-4 takimin e parë. Besa eliminoi me fitoren 2-0 Egnatian, ndërsa Lushnja fitoi edhe në fushën e Orikut, këtë radhë me rezultatin 0-2. Apolonia ndërkohë merr kualifikimin në tavolinë me Kamzën.

 

Grupi A

Teuta – Tërbuni 6-2 (3-0)

Flamurtari – Veleçiku      5-0 (2-3)

Tirana – Shënkolli     4-0 (0-0)

Kastrioti – Iliria 1-0 (1-2)

Vllaznia – Burreli      2-0 (1-0)

Dinamo – Erzeni 0-1 (0-3)

Besëlidhja – Korabi  1-0 (1-2)

 

 

Grupi B

Skënderbeu – Devolli      0-2 (4-1)

Laçi – Elbasani   4-0 (0-0)

Kamza – Apolonia    0-3 (0-3 në tavolinë)

Bylis – Pogradeci      1-2 (4-0)

Besa – Egnatia   2-0 (1-0)

Oriku – Lushnja  0-2 (1-2)

SHKARKO APP