Madueke është i pafatë, do të mbetet dy muaj jashtë fushave të lojës
Problemet me dëmtimet nuk kanë fund për Arsenal-in. Klubi londinez do të duhet të bëjë pa Noni Madueke-n për rreth dy muaj, pasi sulmuesi pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes së fundit të Premier League kundër Manchester City-t, e mbyllur në barazim 1-1.
23-vjeçari u detyrua të linte fushën në pushimin e pjesës së parë, duke ia lënë vendin Bukayo Saka-s, i cili sapo ishte rikthyer nga dëmtimi. “Ai ndjeu shqetësime që në minutat e para dhe nuk mundi të vazhdonte,” tha trajneri Mikel Arteta, sipas The Standard.
Kontrollet mjekësore të së hënës përjashtuan një këputje të ligamentit të kryqëzuar (ACL), por gjithsesi Madueke do të humbasë një numër të madh ndeshjesh, duke përfshirë dhe një grumbullim me Anglinë në muajin tetor.
KOHA JONË SONDAZH

