Maduro si Vedat Muriqi, krahasimi i “Marca”-s bën xhiron e rrjetit
Arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare. Përtej zhvillimeve politike, në rrjetet sociale dhe në media ka tërhequr vëmendje edhe një detaj i pazakontë.
Së fundmi ka qarkulluar një fotografi e Maduros pas arrestimit, ku ai shfaqet me veshje sportive të markës “Nike” dhe me një shishe uji në duar. Imazhi ka ngjallur reagime të shumta dhe është kthyer në subjekt ironie, duke kaluar shpejt nga politika në sport.
E përditshmja prestigjioze spanjolle “Marca” ka publikuar një krahasim mes veshjes së Maduros dhe asaj të sulmuesit të Mallorcas, Vedat Muriqi. Në postimin e saj, “Marca” shkruan me nota humori: “Kostumet sportive që po bëjnë xhiron e botës… edhe në La Liga”.
Publikimi është bërë në kuadër satirik, duke shfrytëzuar ngjashmërinë e stilit sportiv. Kujtohet se Nikolas Maduro u arrestua nga forcat amerikane pas një operacioni që, sipas raportimeve, zgjati vetëm disa orë, duke shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

