Mafia shqiptare ekzekuton liderin e tifozëve të Lacios

Tifozët italianë janë të trishtuar, pas vrasjes së liderit të tifozë të Lacios Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën ‘Diabolik’.

Krimi ka ndodhur në orët e paradites në lagjen Uscolana, në Parco degli Acquedotti në Romë.

“Diabolik” është ekzekutuar me një plumb në kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat italiane shkruajnë mbrëmjen e sotme se për këtë krim dyshohet mafia shqiptare. Lideri i tifozëve të Lacios njihej gjithashtu edhe si shitës droge.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

Pikërisht kjo është edhe pista në të cilën po heton policia italiane, ku është parë edhe implikimi i shqiptarëve.

Një dëshmitar ka thënë për policinë se autori i është afruar ‘Diabolik’ dhe e ka qëlluar me plumb në kokë.

Ai ka qenë i veshur si vrapues dhe është zhdukur mes njerëzve që ndodheshin në park, duke humbur gjurmët.

Image

Është përjashtuar një hakmarrje në botën e futbollit.

“Diabolik” vetëm 1 muaj më parë kishte festuar martesën e vajzës së tij.

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?