“Magji” e Benzema dhe saktësi e Casemiros, Reali i “lë targën” Barcelonës (VIDEO)

Real Madrid nuk ka ndërmend që të ndalet në La Liga. Skuadra e Zidane fitoi 1-0 ndaj Espanyol dhe tashmë kryeson e vetme renditjen e kampionatit.

Momenti vendimtar i ndeshjes ndodhi në fundin e pjesës së parë, teksa Benzema dhuron magji me një thembër të bukur, duke i shërbyer një super asist për Casemiron. Braziliani edhe më sy mbyllur mund të realizonte nga një distancë e tillë shumë e afërt.

Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, me Realin që përfiton nga ndalesa e Barcelonës, teksa tashmë gjendet dy pikë përpara. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP