Magjia e Champions League vazhdon dhe mbrëmjen e sotme
Emocionet dhe magjia e Champions Legue do te vazhdoje edhe ne mbremjen e sotme me ndeshje interesante
E mërkura servir ne tabakane e futbollit 8 meny të tjera, të vlefshme për ruandin e 5-t në grupet A, B, C dhe D. Takimi qe do te vjedhe vemmendjen do të jetë e gjitha te superpërballja që do të zhvillohet në Londër mes Arsenalit të Arsene Wenger dhe Paris Saint Germain-it të Unai Emery.
Te dy skuadrat tashmë të kualifikuara matematikisht për më tej, lufta është e gjitha për vendin e parë në grupin A. Në Emirates nuk ka favoritë edhe pse Arsenali do të përpiqet të shfyrtëzojë faktorin fushë.
Takimi i pare perfundoi 1-1 në Park De Princes, në një ndeshje të dominuar nga kampionët e Francës .
Por cdo ndeshje ka historine e saj dha natyrish sot do te kemi të dyja skuadrat qer do te jene zjarr do të bëjnë gjithcka për të marrë një fitore, pasi vendi i parë në grup do të thotë një short më i lehtë në letër në turin tjetër.
Në ndeshjen tjetër të grupit Ludogorets pret në Bullgari Baselin e Taulant Xhakës në një sfidë që do të përcaktojë se cila nga këto dy skuadra do të shkojë në Europa League.
Në grupin B, Napoli me Elseid Hysajn në fushë luan një sfidë jo shumë të vështirë pasi pret në San Paolo Dynamon e Kievit në një ndeshje të cilën duhet ta fitojë me cdo kusht për të siguruar kualifikimin.
Është një përballje direkte për një vend në ruandin tjetër sfida mes Beshiktashit dhe Benficës që do të zhvillohet në orën 18.45 në Stamboll.
Në grupin C, në Glasgow, Barcelona e Luis Enriques sfidon Celtic-un vendas me një objektiv të qartë fitoren për të kualifikuar matematikisht në fazën me eliminim direkt. Në ndeshjen tjetër Borussia Moenchengladbach luan ndaj Manchester City-it, një ndeshje delikate kjo për të dyja ekipet. Dita nis me sfidën e grupit D, Rostov-Bayern që zhvillohet në orën 18. Bavarezët e Carlo Ancelottit duhet të hedhin pas krahëve disfatën ndaj Dortmundit në kampionat për të tentuar një fitore që do ti mbante në lojë për vendin e parë. Në mbrëmje Atletico e Madridit po në këtë grup pret në Vicente Calderon, Psv Eindhoven-in, me shpresën se ndryshe nga kampionati në Champions do të vazhdojë ecurinë e fitoreve rradhazi.
KOHA JONË SONDAZH

