“Magjistari” Son shokon City-in në duelin e parë, kualifikimi i hapur (VIDEO)
Tottenham rrëmben maksimumin në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester City-it. Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ka fituar minimalisht 1-0 në një duel që dhuroi shumë emocione dhe spektakël. “Qytetarët” patën një mundësi të artë për të kaluar në avantazh që në minutën e 12-të, por portieri Lloris ndal për mrekulli Sergio Agueron nga pika e bardhë.
City luan më mirë dhe me më shumë pasime, por Tottenham është shumë e rrezikshme me aksione të shpejta me Son dhe Kane. Pjesa e dytë sërish nisi shumë keq për “Spursat” që humbën Kane, pasi sulmuesi anglez u detyrua të braktise fushën pas një dëmtimi në kavilie. Në momentin më të mirë të City-it, Tottenham arrin që të zhbllokojë ndeshjen me të përhershmin, Heung Min Son.
Sulmuesi korean lëviz mjaft mirë në zonë, duke arrin që të mposhtë portierin Ederson. Rezultati 1-0 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, ku të dyja skuadrat kanë shanse për kualifikim. /R.Lika-Koha Jone/
TOTTENHAM-MANCHESTER CITY 1-0
- 12’ 11-metërsh City kishte një mundësi të artë për të kaluar menjëherë në avantazh me Agueron, por portieri Lloris e ndali nga pika e bardhë
- 56’ DËMTIM Harry Kane ka pësuar një dëmtim të rëndë në kavilie duke u detyruar që të braktis menjëherë fushën e lojës për t’u drejtuar në dhomat zhveshjeve
- 78’ 1-0 Heung Min Son është fantastik. Ylli i Tottenhamit ka kontrolluar mjaft mirë topin në zonë dhe me një lëvizje të bukur ka shmangur Delph duke mposhtur më pas portierin Ederson
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

