Maguire arrestohet në Greqi, shkak bëhet një sherr me një britanik

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është përfshirë në telashe ditën e sotme.

Anglezi është arrestuar nga policia në ishullin grek të Mykonos. Shkak për këtë, sipas raportimeve të fundit, është bërë një sherr që mbrojtësi 27-vjeçar kishte pasur me pushues të tjerë britanikë në këtë vend.

Menjëherë pas këtij sherri ka ndërhyrë policia, që ka arrestuar Maguire-n dhe e kanë marrë atë në pyetje.

SHKARKO APP