Maguire më i aktivizuari gjatë 2020, ka luajtur 4745 minuta

Harry Maguire është futbollisti më i aktivizuar gjatë 2020. Qendërmbrojtësi i Manchester United ka qenë në fushë për 4745 minuta. Anglia është një vend ku futbolli luhet thuajse çdo ditë dhe për këtë pas Maguire renditet një tjetër mbrojtës i Premier League, Ruben Dias i Manchester City me 4344 minuta.

Lionel Messi klasifikohet i treti me 4293 minuta, pasi është pika e referimit te Barcelona. Nga kampionati anglez këtë klasifikim janë edhe 2 lojtarë të Manchester United, Bruno Fernandes, i katërti dhe Victor Lindelof po i United që renditet i shtati.

Lojtari më i aktivizuar nga ekipet e Serie A është Romelu Lukaku, i gjashti me 4144 minuta. Në 100 më të aktivizuar janë edhe Granit Xhaka me 3851 minuta dhe Fidan Aliti me 3660.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?