Maguire rinovon me United deri në vitin 2027: Krenar që vazhdoj rrugëtimin me këtë klub!
Mbrojtësi anglez Harry Maguire ka firmosur zyrtarisht rinovimin e kontratës me Manchester United deri në verën e vitit 2027, me opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër.
Në një intervistë për mediat zyrtare të klubit, Maguire shprehu krenarinë për vazhdimin e aventurës në “Old Trafford”. “Të përfaqësosh Manchester United është nderi më i madh. Është një përgjegjësi që më bën mua dhe familjen time krenarë çdo ditë”, deklaroi ai.
Mbrojtësi 33-vjeçar theksoi gjithashtu entuziazmin për të ardhmen me “Djajtë e Kuq”: “Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj këtë rrugëtim në një klub kaq të jashtëzakonshëm për të paktën tetë sezone dhe të luaj para tifozëve tanë specialë, duke krijuar momente të tjera fantastike së bashku. Ambicia dhe potenciali i kësaj skuadre janë të dukshme”.
Ndërkohë, drejtori teknik i klubit, Jason Wilcox, vlerësoi rolin e mbrojtësit në skuadër: “Harry përfaqëson mentalitetin dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për të luajtur te Manchester United. Ai është një profesionist shembullor që sjell eksperiencë dhe lidership të paçmueshëm në një ekip të ri dhe ambicioz”.
KOHA JONË SONDAZH

