Maguire thyen heshtjen për sherrin në Greqi: U tremba, mendova se po më rrëmbenin!
Harry Maguire u shpall fajtor për sulm dhe për tentativë korruptimi të policisë, ndërsa në ngjarje janë përmendur edhe shqiptarët. Mbrojtësi i United u dënua me 21 muaj me kusht dhe nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli, pasi u shpall fajtor për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetet greke, për sherrin masiv ku ai u përfshi në ishullin grek të Mykonos.
“Ishte e tmerrshme. Nuk ia uroj askujt. Është hera e parë që unë përfundova në burg. Mendimi im i parë ishte se ata po na rrëmbenin, pasi na ulën në gjunjë dhe nisën të na godasin. Më vendosi prangat në njërën dorë dhe po më godiste nga këmbët duke më thënë se karriera ime do të mbyllej dhe nuk do të luaja më futboll. Në atë, moment mendova se nuk ka shanse që këta janë policë. Unë u përpoqa të ikja. Isha në panik, nga frika. U tremba për jetën time.
Dy burra iu afruan motrës sime të vogël dhe e pyetën se nga ishte. E fejuara ime pa motrën dhe vrapoi drejt asaj pasi e pa që po i binte të fikët. Më pas nisi gjithçka. Unë nuk ndjej t’i kërkoj falje ndokujt. Ju e bëni këtë kur keni gabuar. Falje mund t’u kërkoj vetëm tifozëve dhe klubit”, u shpreh mbrojtësi.