Majkëll Xhordan fiton betejën ligjore për emrin e tij në gjuhën kineze

Gjykata e Lartë e Kinës i heq të drejtat e  Sports Co, një firmë sportive për të përdorur emrin e Majkëll Xhordan  të shkruar me gërma kineze.

Kjo është një fitore për basketbollistin e famshëm  pas një beteje ligjore prej 4 vitesh për të mbrojtur emrin e tij

“Emri i Xhordan me gërma kineze është mjaft i njohur në Kinë dhe ai ka të drejtat ligjore mbi të”, tha Gjykata e Lartë në vendimin e marrë sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qiaodan Sports, e cila ka 6 mijë dyqane këpucësh dhe veshje sportive në Kinë, duhet të  heqë dorë nga regjistrimi i saj trademark i versionit kinez të Qiaodan dhe që shqiptohet “Chew-ow-dahn”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo kompani regjistroi emrin 10 vite më parë, dhe në 2012 Xhordan e paditi duke argumentuar se kishte dëmtuar të drejtat ligjore të tij mbi emrin dhe duke i kërkuar ta heqë.  Gjykatat më të ulëta kishin vendosur në favor të kompanië kineze

“Jam i lumtur që Gjykata e Lartë  njohu të drejtën tim për të mbrojtur emrin tim” tha Xhordan.

Klientët kinezë duhet të dinë se produktet e Qiaodan Sports nuk kanë lidhje me mua.

Ky rast mund të jetë precedent për të drejtat intelektuale në Kinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?