Mallkimi, humbja me Kilin, Mesi largohet nga Argjentina: E dhimbshme kur s’je kampion
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi ishte humbja e finales së dytë radhazi, madje me të njejtin ekip: Kilin. Kjo ka ndodhur dhe me lojtarin më të mirë në botë Lionel Mesin, që për të trofeu me kombëtaren e Argjentinës është një mallkim.
Pas humbjes 4 me 2 me Kilin në Kupën e Amerikës, Lionel Mesi ka vendosur të largohet nga Kombëtarja e Argjentinës. Në përfundim të ndjeshjes, ai u tha gazetarëve se i ka dhënë fund lojës për Argjentinën.
“Skuadra Kombëtare është më e rëndësishme se mua. Po e marr këtë vendim për veten time dhe për shumë të tjerë që dëshirojnë këtë gjë. Kam punuar shumë, por do të largohem. Kam bërë çfarë kam mundur, është e dhimbshme kur nuk je kampion”, tha Messi.
Futbollisti 29-vjeçar humbi penalltinë në finalen me Kilin, duke bërë që kjo e fundit të fitonte Kupën e Amerikës. Lionel Mesi ka dalë tre herë në finale me Argjentinën dhe asnjëherë nuk ka fituar.
Duke se ylli i Barcelonës është lodhur nga zhgënjimet e njëpasnjëshme me Kombëtaren dhe ka vendosur të heqë dorë.
KOHA JONË SONDAZH

