Malota: Finalen e madhe e kemi me Kukësin, fitorja për Erjon Braçen
Mbrojtësi Renato Malota spikati dje me lojën e tij, ku së bashku me shokët e tjerë të repartit pati shumë punë. Lezhjani e pranon që korçarët u hapën shumë punë, por fati ishte me “demat”, të cilët arritën të marrin një fitore dhe në njëfarë mënyre “hoqën qafe” një rival direkt për titullin.
Frika e pësimit të golit
“Në pjesën e dytë, gjatë gjithë kohës ne luajtëm prapa. Kundërshtari nuk kishte çfarë të humbiste dhe sulmonte me katër veta. Në këto kushte ishim të detyruar të luanim prapa. Në disa momente na vunë në rrezik, por edhe fati ishte me ne në këtë takim. Ne si mbrojtje kemi besim te njëri-tjetri dhe kjo është pozitive duke e mbajtur të paprekur portën”, vijoi më tej mbrojtësi i të kuqve.
Fitoren Malota ia dedikoi presidentit dhe një tifozi special. “Kjo fitore pa dyshim shkon për presidentin që e ka speciale ndeshjen me Korçën, por edhe për deputetin Erjon Braçe që është tifoz i Partizanit dhe që dje kishte ditëlindjen.”/panoramasport
KOHA JONË SONDAZH

