Manaj do jetë surpriza e këtij sezoni

Ylli i PSG-së Marko Verrati ka dhënë opinionin e tij në prag të nisjes së Serisë A.

Mesfushori i kombëtares italiane në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport” është shprehur se edhe këtë sezon skuadra që do të fitojë titullin kampion do jete Juventusi.

Ish lojtari i Peskëarës ka theksuar gjithashtu se shpreson që ekipi i tij i zemres, të jetë mes më të mirëve në këtë edicion duke deklaruar se ka në gjirin e saj lojtarë të talentuar si Kaprari dhe sulmuesi shqiptar Rei Manaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“ Juventusi do të jetë sërish në podium edhe këtë vit, duke vazhduar me Romën dhe Napolin. Për golashënuesit shoh në avantazh Higuain e Dibala, ndërsa këtë vit dua t’i jap besim edhe Xhekos. Surpriza e sezonit? Shpresoj te Peskara ime e cila ka shumë të rinj të talentuar si Kaprari dhe Manaj”, tha Verrati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seria A do të startojë mbrëmjen e sotme me ndeshjen e parë Roma-Udineze./TEMA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?