Manaj e pëson i pari te Barcelona, ja sa do t’i reduktohet paga

Barcelona në ditët e fundit është në diskutime me senatorët e skuadrës për reduktimin e pagave, teksa deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje. Klubi katalanas ndërkohë e ka më të thjeshtë për të marrë vendime për skuadrën e dytë.

Rey Manaj dhe shokët e tij në ekipin e dytë do të paguhen 30 për qind më pak. Klubi i Barcelonës ka bërë me dije se reduktimi i pagave do të përfshijë edhe skuadrën B, aty ku luan sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili tashmë duhet të kënaqet me më pak të ardhura mujore nga sa thotë kontrata që ai ka firmosur me blaugranat.

Paga e marsit do të jetë e plotë, ndërkohë që reduktimi do të fillojë në prill dhe në maj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?