Manaj kërkon transferimin te Trabzonspori, por ende nuk ka lëvizje konkrete

Rey Manaj me shumë mundësi do të transferohet te Trabzonspori në Superligën e Turqisë. Klubi i rëndësishëm turk ka zhvilluar bisedime të gjata me Sivasporin, duke i bërë disa oferta, siç shkruajnë mediat turke.

Sipas tyre, fillimisht është folur për 7 milionë euro për kartonin e sulmuesit kuqezi. Më pas, oferta financiare u ul në 5 milionë euro, por Sivaspori kërkoi edhe dy futbollistë si pjesë e marrëveshjes.

Bordi drejtues i Trabzonsporit kërkon të shpenzojë më pak, edhe pse e pëlqen Manajn. Drejtori teknik, Abdullah Avxhi, është tifoz i Manajt dhe do të bëjë ç’mos për ta marrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani, Sivaspori nuk ka kthyer përgjigje, madje ka dalë me komunikatë zyrtare duke theksuar se nuk ka marrë ofertë me shkrim për sulmuesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë Manaj e pëlqen një transferim të tillë, në një nga ekipet me më shumë emër në Turqi, dhe ku do të ketë mundësi të luftojë për trofe dhe për Europën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?