Manaj në formë të jashtëzakonshme, shënon tjetër super gol në Turqi (VIDEO)

Rey Manaj nuk ka ndërmend të ndalet në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar përsëri me Sivassporin në Superligën turke, duke gjetur golin e 13-të në kampionat

26-vjeçari, i cili po kalon një formë të shkëlqyer zhbllokoi takimin në transfertë kundër Hataysporit në minutën e 18-të. Goditja e fortë e sulmuesit shqiptar u ndal në rrjetë, duke realizuar një tjetër eurogol nga goditja e dënimit.

Manaj arrin 13 gola gjatë këtij edicioni në Superligë për lushnjarin, i cili me shumë mundësi do të marrë një ftesë nga Sylvinho për miqësoret e muajit mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?