Manaj në super formë, i jep fitoren Sivassporit në Turqi (VIDEO)
Rey Manaj po kalon një moment shumë pozitiv në karrierën e tij, duke konfirmuar se rikthimi te Sivasspor ka qenë zgjedhja e duhur për të rigjetur formën dhe besimin në fushë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist absolut në ndeshjen e fundit të Ligës së Parë turke, ku realizoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Sivassporit në transfertë ndaj Serik Spor. Goli vendimtar u shënua në minutën e 48-të, menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, kur 29-vjeçari u tregua i saktë përpara portës pas një aksioni të ndërtuar mirë dhe një pasimi perfekt brenda zonës.
Triumfi i jep frymëmarrje skuadrës së Sivassporit, e cila ngjitet në kuotën e 38 pikëve dhe pozicionohet në mesin e renditjes, duke larguar presionin e zonës së rrezikut.
Në vetëm pesë ndeshje, sulmuesi shqiptar ka realizuar katër gola dhe ka dhënë një asist, duke u kthyer shpejt në një nga pikat kyçe të ekipit.
🇹🇷🇦🇱 | Sivasspor’da Rey Manaj atmaya devam ediyor: 5 maç, 4 gol, 1 asist.
Arnavut golcü. 😎
— Balkan Futbolu (@BalkanFutbolu) March 1, 2026
KOHA JONË SONDAZH

